Paris Saint Germain blerjen e Neymar e ka konsideruar si plan të biznesit. Dhje kjo falë drejtori të ri sportiv, Antero Henrique.
Nasser Al Khelaifi, në kohën e fundit po ka shqetësime personale me drejtësinë zvicerane.
Lojtari është blerë si sponzorisim nga Katari për 222 milionë euro.
Mundo Deportivo ka hapur një skenar interesant që e lidh lojtarin me Real Madridin dhe presidenti i tyre Florentino Perez.
Ai vazhdon të ketë dashuri të madhe për lojtarin që ia mori Sandro Rosell, atëherë president i Barcelonës.
Sipas burimeve nga Paris, thuhet se babai i Neymar është takuar personalisht me krerët e klubit mbretëror.
Nerymar do të vijë në Bernabeu si një blerje e madhe dhe kjo pritet të bëhet pas përfundimit të kontratës të Cristiano Ronaldos, ndoshta edhe më herët.
Por nuk duhet të harrohet se PSG nuk shet lojtarë, por të kundërtën. /Telegrafi/