Futbollisti brazilian Neymar u transferua nga Paris Saint-Germain te klubi saudit Al Hilal këtë verë, duke iu bashkuar valës së yjeve që largohen nga futbolli evropian.
Neymar foli në konferencën mediatike të kombëtares braziliane për transferimin e tij dhe e përdori atë për të promovuar ligën saudite.
Megjithatë, ylli brazilian zbuloi diçka interesante nga koha e kaluar te kryeqyteti francez dhe mendon se e njëjta gjë do të ndodh edhe në Arabi Saudite.
“Futbolli është i njëjtë në Arabinë Saudite si kudo tjetër. Topi është i rrumbullakët si në të gjitha vendet e tjera”, ka thënë fillimisht Neymar.
“Kur shikoni të gjithë emrat në atë ligë, ai mund të jetë edhe më i fortë se liga franceze. Të gjithë ata që kundërshtojnë Ligën Arabe do të filloni ta ndiqni së shpejti sepse po bëhet më e fortë”.
“Dua të fitoj trofe me Al Hilal. Nuk më intereson çfarë thonë njerëzit. Më thanë se liga franceze është e dobët, por ishte më e vështira për mua të luaja atje. Do të jetë një kampionat interesant dhe shpresoj ju ta ndiqni”.
“Nuk besoj se do të jetë e vështirë të përshtatem. Unë nuk flas arabisht, por pas pesë apo gjashtë vjetësh në Francë nuk dija as të flisja frëngjisht”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/