Futbolli i femrave ka evoluar në kohën e fundit, ku ka edhe profesionalizëm, përgatitje dhe progres në lojën tekniko-taktike.
Nuk ka shumë dallim me atë që bëjnë meshkujt, pasi edhe ato luajnë në klube të mëdha dhe kombëtare.
Por hendeku i madh mbeten pagat. Mediat, sponsorët, qarkullimi dhe rrjedhja e parave, ka distanca të mëdha mes femrave dhe meshkujve.
Marta Vieira da Silva ishte lojtarja më e paguar në botë. Ajo fitonte 500,000 dollar në vit, kur kishte arritur kulmin e karrierës në Suedi te Rosengard.
Aktualisht luan me amerikanët e Orlando Pride, klubet në të cilat fiton rreth 41,000 dollarë në sezon.
Amerikania Alex Morgan me 450,000 dollarë (mbi 360,000 euro) është në vendin e dytë.
Podiumi kompletohet bashkatdhetaria e saj Megan Rapinoe, e cila fiton 168,000 dollarë në vit (136,000 euro).
Pagat sigurisht që respektohen, por që janë pagesa të vogla në krahasim me ato të lojtarëve më të mirë në botë.
Nëse bëhet krahasimi i pagës së yllit të PSG, Neymar me femrat, atëherë kuptohet dallimi.
Sipas një studimi nga “Statisti”, shtatë kampionatet kryesore të femrave në botë japin një total prej rreth 42.6 milionë dollarë për të përmbushur pagat e të gjithë atletëve të tyre, ose thënë ndryshe 1.693 futbolliste femna.
Kampionatet si i Francës, Anglisë, Gjermanisë, Amerikës, Suedisë, Meksikës dhe Australisë, janë marr në konsideratë.
Pothuajse 1700 lojtare femra luajnë në këtë shtatë kampionate.
Ato së bashku paguhen më pak se Neymar, pasi ai fiton 43.8 milionë dollarë në vit. /Telegrafi/