Tre humbjet resht në La Liga i kanë kushtuar rëndë Barcelonës, që e kishte titullin “në xhep” para pak javësh.
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, katalanasit rrezikojnë të humbasin dhe garën për titullin kampion në Spanjës, por ajo që shqetëson më shumë është se kampionët e Spanjës e kanë humbur kontrollin.
Në konferencën e djeshme për shtyp, trajneri Luis Enrique është shfaqur i nevrikosur para mediave të cilat pak ditë më parë e kanë “mbytur” në kritika.
“Do të ishte rutinë nëse skuadrat vetëm do të fitonin. Ky është futbolli, ka emocione ka dhe dëshpërim. Nuk duhet t’i kërkoj askujt ndjesë pasi i kam idetë e qarta për ata që jetoj dhe punoj”.
“Pasi kam lexuar kritikat për punën time tek Barça kam një mesazh për të gjithë kritikuesit: Nuk më plas fare! Mendoj se u shpreha me edukatë”.
Nuk është vetëm Luis Enrique që ka humbur nervat dhe kontrollin. Në përballjen mes Barcelonës dhe Valencias, televizioni spanjoll “Movistar+” ka kapur momentet kur sulmuesi brazilian Neymar, në kulmin e nervave në një ndeshje ku humbi raste të pastra dhe mori shkelma pa fund, i drejtohet mbrojtësit Jordi Alba duke i thënë shumë fjalë ofenduese.
Neymar ka kërkuar pasimin e një topi, por Alba e ka injoruar duke humbur rastin.
https://www.youtube.com/watch?v=-Op-CU-KrL8