Paris Saint-Germaini ka marrë një tjetër lajm të padëshirueshëm nga stafi mjekësor, pasi që Neymar nuk mund të luajë në ndeshjen e të dielës kundër Lyonit.
Sulmuesi brazilian e ka pësuar lëndim në brinjë gjatë ndeshjes kundër Montpellier dhe kështu mungoi në takimin ndaj Nantes të martën.
Trajneri Thomas Tuchel kishte konfirmuar se 28-vjeçari është kthyer në stërvitje, mirëpo ai nuk është akoma i gatshëm të luajë në sfidën e të dielës mbrëma.
https://twitter.com/allabout_neymar/status/1225835174279118855
Prej se i është bashkuar PSG-së në vitin 2017, Neymar ka pasur probleme të vazhdueshme fizike dhe lëndime shumë të shpeshta.
Ai nuk luajti në katër ndeshjet e parë në Ligue 1 këtë sezon, si pasojë e ligamentit të këmbës që e kishte pësuar në edicionin e kaluar dhe pastaj mungoi gjashtë javë pas lëndimit muskulor me Brazilin. /Telegrafi/
Neymar Jr won't play tomorrow against Nantes. He injured his back in Saturday's game and went through medical exams today. It's nothing serious, thank God, and he'll be back on Sunday against Lyon!🙏
Details➡ https://t.co/PTzi7hjk4L
⠀#Neymar #NeymarJr #Njr #PSG pic.twitter.com/LFkn1Sn5tU— Neymar Jr Site (@NeymarJrSite) February 3, 2020