Babai i Neymar, i njohur si Neymar Santos Sr, ka folur për të ardhmen e tij djalit të tij, duke thënë se nuk do të largohet nga Evropa edhe në dhjetë vitet e ardhshme.
Ai po qëndron në Brazil, ku po negocion nënshkrimin e Lucas Lima nga Palmeiras.
Në një intervistë të dhënë për Fox Sports, babai i Neymar, nuk e ka mbyllur derën e një lëvizjeje të mundshme të sulmuesit brazilian në një të ardhme jo shumë të largët.
Lojtari vazhdon të lidhet nga mediumet me një kalim të mundshëm të Real Madridi.
“Gjërat ndryshojnë aq shumë, sa ju nuk mund të garantoni asgjë. Tani për tani nuk ka mendim për ta lënë PSG-në. Kjo shërben vetëm për të ushqyer disa thashetheme, të cilat nuk janë të mundshme”.
“Unë nuk mund të flas për çfarë mund të ndodhë në pesë apo gjashtë vjet. Neymar ka një kontratë me PSG-në dhe sapo ka ardhur në klubin francez, kemi vetëm tre muaj”, tha babai i Neymar.
“Neymar vështirë se do të largohet nga Evropa në këto tetë vitet e ardhshme. Unë nuk e shoh atë të largohet dhe të kthehet në Brazil. Mendoj se ka ende dhjetë vjet futboll në Evropë”, ka thënë babai i lojtarit. /Telegrafi/