Facebook Gaming ka arritur marrëveshje me një yll tjetër që do të bëjë gaming stream, e ai është futbollisti i njohur brazilian Neymar.
Ylli brazilian sipas marrëveshjes do të bëjë livestrem në Facebook, e këtë për herë e ka bërë të premten, transmeton Telegrafi.
Të gjithë të interesuarit kanë mundur ta përcjellin nga ora 20:00, madje fansat do të mund të shikojnë disa herë në muaj duke bërë stream.
E Neymar gjithashtu do t’i bashkohet kreatorëve tjerë të paktën një herë në muaj. Më herët braziliani kishte luajtur në videolojërat Call of Duty dhe Counter-Strike në Tëitch.
Atë e ndjekin në Facebook mbi 88 milionë njerëz, e angazhimi i tij i ri do të mund të rriste dukshëm popullaritetin e Facebook Gaming. /Telegrafi/