Sulmuesi brazilian, Neymar ka arritur të shënoi një gol të rëndësishëm me Brazilin ndaj Argjentinës.
Ylli brazilian ka shënuar golin e tij të 50-të me fanellën e Brazilit në fitoren e thellë 3-0 ndaj rivalëve më të mëdhenj Argjentinës.
Gjithsesi, braziliani ende nuk ka dalë në pozitën e parë të golashënuesve të Brazilit.
Legjenda Pele mbanë pozitën e parë me 77 gola, ndërsa në pozitën e dytë ndodhet Luiz Nazario De Lima Ronaldo me 62 gola.
Romario është në vendin e tretë me 55 gola dhe Neymar mund ta kalojë atë në muajt e ardhshëm.
Në 74 ndeshjet e tij me Brazilin, Neymar ka shënuar 50 gola dhe ka dhuruar 30 asistime. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=_Mp0I2v1JWY