Sulmuesi i Barcelonës ka shprehur dëshirën e tij që të bëhet këngëtar.
Neymar nuk është i kënaqur me të fitimin e La Ligas dhe Copa del Rey sezonin e kaluar dhe gjithashtu me medalje të artë olimpike në këtë verë.
Kjo pasi, sulmuesi brazilian ka bërë të ditur synimin e tij të hyjë në biznesin e muzikës.
24-vjeçari ka konfirmuar se të mërkurën do të shohim fillimin e ‘Neymusico’, pasi braziliani lëshon këngën e tij të parë në ‘Facebook’.
“Njerëz, të mërkurën fillon karriera ime në muzikë, dhe do ta lansojë atë në Facebook”, ka shkruar Neymar. /Telegrafi/
Galera, quarta eu começo minha carreira musical e vou lançar a 1ª música no meu face. Vai ter #Neymusico nos palcos sim. Cola lá.
— Neymar Jr (@neymarjr) September 11, 2016