Sulmuesi brazilian Neymar Jr nuk është paraqitur në stërvitjen e parë të Paris Saint Germain.
Kampioni në fuqi i Francës ka filluar fazën përgatitore për edicionin e ardhshëm këtë të hënë (8 korrik).
Por në stërvitjet e para të klubit francez ka munguar ylli i tyre më i madh Neymar.
Braziliani ka munguar pa lajmëruar fare në klub dhe kampionët e Francës nuk kanë pranuar asnjë aryseje nga Neymar për mungesën.
PSG tani ka dalë me një komunikatë ku paralajmëron se Neymar nuk e ka njoftuar klubin për mungesën dhe atë e pret dënimi.
Medait franceze në anën tjetër kanë raportuar se Neymar me qëllim ka munguar në stërvitjet e Parisit.
27-vjeçari po kërkon largimin nga klubi dhe rebelimi i tij është një arsyeje më shumë që PSG të vendos shitjen përfundimtare.
Barcelona dhe Real Madrid mbetën dy skuadrat më të interesuara për të nënshkruar me Neymarin. /Telegrafi/