Neymar mund të mbetet jashtë skuadrës së Brazilit për Kupën e Amerikës që fillon më 14 korrik, për shkak të akuzave të njëpasnjëshme për përdhunim.
Nënkryetari i Federatës së Futbollit të Brazilit, Francisco Noveletto, ka thënë se ata janë para një dileme të madhe nëse ylli i Paris Saint-Germain duhet të luajë apo jo.
“Nëse Neymar luan, atëherë shanset që Brazili ta fitojë Kupën e Amerikës janë shumë të vogla”, ka thënë nënkryetari i federatës braziliane në një intervistë për SBT TV.
Neymar denies rape accusations in his latest Instagram video 👇 pic.twitter.com/bnBndfTugO
— GOAL (@goal) June 2, 2019
“Unë e di se mediat nuk do të ndalen së sulmuari atë, pasi mediat duan shumë informacione menjëherë dhe kjo do t’ bëjë presion të lartë atij, do të jetë e vështirë”.
“Një shok i imi nga Rio de Janiero më ka thënë mua se edhe një video tjetër do të dalë në pah këto ditë (rreth përdhunimit), andaj kjo nuk është gjë e mirë për Neymarin”.
“Ne jemi në dijeni se ai është duke kaluar nëpër një situatë të vështirë dhe gjendja e tij psikologjike nuk qëndron mirë. Kështu, ne nuk mund të rrezikojmë të luajë me të në këtë gjendje”, ka shtuar më tej Noveletto. /Telegrafi/