Telegrafi

Neymar: Mund të luaj për Bayernin

Pep Guardiola do t’i drejtojë bavarezët nga sezoni i ardhshëm, ndërsa 21-vjeçari që kërkohet nga Barcelona dhe Real Madridi, ka lënë të kuptohet se mund t’i bashkohet strategut spanjoll në Allianz Arena.

“Të gjitha ligat janë interesante duke përfshirë edhe Bundesligan. Bayerni është një klub i madh me lojtarë të jashtëzakonshëm. Unë mund ta përfytyroj veten duke luajtur për Bayernin. Nuk ka asgjë që flet kundër kësaj”.

“Schweinsteiger është një nga lojtarët më të mirë që kam parë. Është baza ajo që e bën të fortë: pozicionimi, pasimet dhe prania e tij në fushë”, ka deklaruar braziliani. /Telegrafi/