Telegrafi

Neymar mund të fitojë miliona, por nuk mund ta blejë dashurinë (Foto)

Me një pagë javore prej 600 mijë funte, ylli i futbollit brazilian Neymar mund të blejë gjithçka që dëshiron – përveç dashurisë së gruas që e adhuronte.

Me vetura në vlerë prej 18 milionë funte, aeroplan privat katër milionë dollarësh, prona rreth botës, 25-vjeçari është një nga burrat më të dëshirueshëm në planet.

Por, fatkeqësisht ai nuk e ka më në krah 21-vjeçaren Bruna Marquezine, e cila më nuk do të kujdeset për sulmuesin brazilian të Paris Saint-Germain.

Pas pesë vjetëve romance, modelja dhe aktorja ka ndërprerë lidhjen me futbollistin më të shtrenjtë në histori pas një pushimi romantik në safari në Afrikën e Jugut.

Neymar raportohet se e ka shkatërruar ndarja ndërsa Bruna po e përballon mjaft mirë ndarjen.

Theksojmë se arsye e ndarjes sipas burimeve të afërta me futbollistin janë përkushtimi i madh ndaj familjes, të cilën e dëshmoi edhe gjatë prezantimit si lojtar i parisienëve, ku kishte marrë edhe nënën.

Ndryshe, Neymar ka kaluar në radhët e PSG-së pasi pagoi klauzolën prej 222 milionë eurove. /Telegrafi/