Paris Saint Germaini humbi nga Real Madridi edhe në ndeshjen e dytë (1-2) dhe kështu u eliminua nga Liga e Kampionëve.
Për skuadrën nga Parisi ishte mungesë e madhe Neymari, i cili u lëndua ditë më parë.
Pas ndeshjes ylli brazilian ka postuar në Instagram një fotografi, ai ka thënë se është shumë i mërzitur dhe se i vjen keq që nuk ishte në fushë.
“Jam i mërzitur për humbjen, por më shumë i mërzitur se nuk mund të isha në fushë dhe të ndihmoja bashkëlojtarët”.
“Ajo që bën krenar është se i pash të gjithë duke u përpjekur. Përpara Paris”, ka shkruar Neymar.
26-vjeçari ka shënuar shtatë gola në gjashtë paraqitje këtë sezon në LK në 630 minuta.
Në përgjithësi ka shënuar 29 gola në 30 paraqitje. /Telegrafi/