Telegrafi

Neymar – Mbappe – Cavani marshojnë në Skoci për fitore (Video)

Paris Saint-Germain ka bërë proces të shkurtër me Celticun në Celtic Park duke realizuar fitore bindëse prej 5-0.

Pjesa e parë filloi shumë pozitivisht për PSG-në.

Idetë e qarta për parizienët u shfaqën në minutën e 19-të kur Neymar e nisi sezonin në LK-në me klubin e ri me gol.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Ligës së Kampionëve

Kylian Mbappe vazhdoi pozitivisht duke debutuar me gol në minutën e 34 me asistim të Neymar, duke faktuar një partneritet të frikshëm që po vjen nga kjo dyshe.

Edinson Cavani mbylli llogarinë në minutën e 40-të për 3-0 duke kompletuar nga një gol për treshen e frikshme sulmuese.

Në minutën e 83-të ishte Lustig ai që shënoi për 4-0 dhe Cavani shënoi golin e dytë për 5-0 në minutën e 85-të.

PSG udhëheq në grupin B me tri pikë po aq sa ka edhe Bayerni që mposhti Anderlechtin në shtëpi, por gjermanët mbajnë vendin e dytë për shkak të gol-dallimit më të dobët. /Telegrafi/