Ylli i PSG-së, Neymar, e ka uruar mikun e tij Lionel Messin për paraqitjen dhe kualifikimin.
Messi shënoi het-trik duke e marrë Argjentinën për dore dhe duke e dërguar në pozitën e katër që dërgon në Kampionatin Botëror direkt.
Dyshja që ishin së bashku te Barcelona për shumë vite, u ndanë këtë verë kur Neymar kaloi te PSG për 222 milionë euro.
“Jam i lumtur për të”.
“Jam i lumtur që e shoh një mik timin të arrijë të kualifikohet për një garë kaq të rëndësishëm. Kam miq edhe te Kili, por ne jemi burra. Duam të luajmë fortë në çdo ndeshje”.
Neymar dha asistim për Gabriel Jesus te goli i tij i parë.
Brazili ka marr 12 fitore nga 18 ndeshje dhe e mbyllën si lider grupin e Amerikës Latine.
Neymar me paraqitjet e tij kërkon që ta rivalizojë Messin dhe Cristiano Ronaldo për Topin e Artë. /Telegrafi/