Kanë qenë disa ditë të vështira për Neymarin. Sulmuesi i Paris Saint-Germain i është marrë nga Brazili shirit i kapitenit dje (28 maj), për shkak të mos-disiplinës në skuadër nga Tite.
Neymar kishte marrë shiritin e kapitenit në vitin e kaluar në Kupën e Botës, por që iu mor nga trajneri i Brazilit.
Bashkëlojtari i tij te PSG-ja, Dani Alves e ka marrë tani shiritin e kapitenit të skuadrës para fillimit të ndeshjeve në Kupën e Amerikës.
ANOTHER injury for Neymar? 😲🤕
📽: Canal WAMO pic.twitter.com/pVdr6j8EDg
— GOAL (@goal) May 28, 2019
Kjo verë do të jetë një mundësi e mirë për Neymarin në mënyrë që ta rikthej reputacionin në vendin e tij, por duket se është i pafat.
Mirëpo, për brazilianin kanë shkuar ditët kur krahasohej me Lionel Messin apo Cristiano Ronaldon. Tani, pothuajse të gjithë e shikojnë si një person që bën drama, brenda dhe jashtë fushe.
Për më shumë, Neymar ka pësuar lëndim në stërvitjet që i kompletoi Brazili dje para ndeshjeve në Kupën e Amerikës.
Sulmuesi 27-vjeçar i ndali stërvitjet, pasi kishte dhimbje në gju. Braziliani filloi të ndjente dhimbje pas një gjuajtje që bëri me këmbën e tij të majtë.
Ai tentoi t’i vazhdonte stërvitjet, mirëpo ishte e qartë se ai nuk mund të vazhdonte për shkak të dhimbjeve, gjersa nuk ka luajtur edhe në pjesën më të madhe të ndeshjeve te PSG-ja.
Kupa e Amerikës starton më 14 korrik. Ish-lojtari Barcelonës do ta kërkojë me ngulm rikuperimin në mënyrë që ta përfaqësojë vendimin e tij në garën e madhe. /Telegrafi/