Neymar është detyruar ta lëshojë fushën gjatë pjesës së parë të miqësores së Brazilit ndaj Nigerisë shkaku i një lëndimi.
Brazili dhe Nigeria janë duke zhvilluar një takim miqësore mes vete në Singapor, por kjo miqësore ishte e pafat për Selecaon dhe yllin e tyre, Neymar.
Ylli i Paris Saint-Germain e shijoi vetëm 12 minuta miqësoren ndërkombëtare në Singapor përpara se të pësonte një dëmtim në kofshën e tij të majtë.
Ai u detyrua ta lë ndeshjen në gjysmë dhe u fotografua duke mbajtur kofshën e tij teksa lëshon fushën.
Pas këtij lëndimi, futbollisti më i shtrenjtë në botë mund të humbasë ndeshjet gjatë javëve të ardhshme.
Kjo është një humbje e madhe për Brazilin dhe PSG-në, pasi Neymar nuk ka shumë kohë që u kthye nga një dëmtim afatgjatë.
Ndeshjet që Neymar mund t’i humbas janë ndaj Nice në Ligue 1 në fundjavën e ardhshme me Club Brugge më 22 tetor në Ligën e Kampionëve dhe ndaj Marseille më 27 tetor. /Telegrafi/