Site icon Telegrafi

Neymar i kthehet stërvitjes te Barca pas lëndimit me Brazilin (Foto)

Sulmuesi i Barcëlonës, Neymar, pësoi një lëndim jo të lehtë me Brazilin ndaj Bolivisë.

Por, tashmë braziliani i është kthyer gjendjes normale dhe ka filluar stërvitjen e rregullt te Barcelona.

Lëndimi i Neymar pas goditjes nga lojtari i Bolivisë

Brazili fitoi në atë takim me rezultat 5-0, ku një herë shënoi edhe Neymar.

Ky gol e bëri anësorin lojtarin e katër me më së shumti gola në histori të Kombëtares së Brazilit. /Telegrafi/

Neymar e filloi stërvitjen i buzëqeshur, por me një fashë të vogël te syri.

  

 

Exit mobile version