Telegrafi

Neymar: Kjo Barcelonë nuk njeh fund

Sulmuesi brazilian Neymar, siguroi në një intervistë për mediat e vendit të tij se është shumë i lumtur te Barcelona dhe nuk i shkon ndër mend që të largohet nga skuadra blaugrana.

“Në futboll është shumë e rëndësishme të luash përkrah futbollistëve më të mirë në qarkullim dhe mendoj se ata janë te Barcelona. Në këtë ekip unë ndihem si në shtëpinë time”.

24-vjeçari mendon se Barca do të vazhdojë të shkruajë një epokë në historinë e futbollit.

“Skuadra po përmirësohet në shumë aspekte, nuk e di nëse ka një limit për ne. Po bëjmë historinë dhe mendoj se do të vazhdojmë ta bëjmë edhe për shumë kohë. Thjesht dëshirojmë të luajmë futboll dhe të jemi të lumtur, kjo është filozofia e klubit, të dëfrehemi brenda dhe jashtë fushës.”

Braziliani foli edhe për MSN, për lidhjen që ka me Messin dhe Suarezin.

“Mendoj se nuk do të ketë më një treshe sulmi si ne. Me Messin kam luajtur më gjatë, por që kur mbërriti Suarezi jemi bërë më të frikshëm. Ne luajmë gjithmonë bashkë si në stërvitje edhe në ndeshjet zyrtare. Lidhja jonë është shumë e ngushtë”.

“Shkoi më mirë se që mendoja. Sigurisht që imagjinoja gjëra të mëdha, dhe këto i fitova menjëherë te Barca. Tani më duhet të ruaj vazhdimësinë dhe të përsërisë sukseset që kam arritur gjatë sezoneve të para”, ka thënë Neymar.