Site icon Telegrafi

Neymar kishte arsyet e tij që të largohet – Umtiti rrëfehet për brazilianin

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti ka thënë se Neymar ka pasur arsyet e tij personale që është larguar nga klubi katalanas.

Braziliani u largua nga klubi katalanas për një shumë rekorde prej 222 milionë eurosh.

“A jam i befasuar? Po dhe jo, është një lojtar i rëndësishëm që u largua nga Barcelona”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Barcelonës

“Ky është klub i madh dhe ai kishte arsyet e tij, gjëja më e rëndësishme është klubi dhe ekipi”.

“Nëse një lojtar dëshiron të kalojë diku tjetër, atëherë duhet të pranosh dhe të fokusohesh në synimet kolektive”.

“Sinqerisht, ai na ka treguar kur ka vendosur të largohet drejt Parisit”, potencoi Umtiti. /Telegrafi/

Exit mobile version