Braziliani ishte i lidhur me një rikthim te Barcelona këtë verë, vetëm dy vjet pasi u largua nga Camp Nou.
Por kjo marrëveshje nuk u arrit asnjëherë. Pas kësaj dalin rrëfime të ndryshme nga njerëz që ishin të lidhur me transferimin.
Sipas gazetarit Guillem Balague, vlerësimi i lojtarit të PSG ishte 194 milionë euro ngaa Barcelona.
Barcelona paraqiti vetëm një ofertë për Neymarin: 107 milionë euro në para, 13.5 milionë në bonuse dhe tre lojtarë.
PSG dëshironte mbrojtësin Jean-Clair Todibo, mesfushorin Ivan Rakitic dhe sulmuesin Ousmane Dembele (huazim).
Dhe ndërsa dy lojtarët e parë me dëshirë pranuan, Dembele nuk pranoi të jetë pjesë e marrëveshjes.
Bisedimet vazhduan megjithatë, por presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu nuk u takua asnjëherë me homologun e tij të PSG, Nasser Al-Khelaifi, Neymarin ose babanë e tij.
“Ndihej sikur Barca nuk po e vinte gjithë peshën e tyre në këtë transferim”, pretendon Balaga.
Dhe kështu lëvizja nuk ndodhi, pas saj – shumë trishtim për Neymarin.
Sipas radio stacionit të njohur spanjoll El Chiringuito – që vërtetohet edhe nga Esporte , 27-vjeçari nuk mund të ndalonte së qari kur e mori lajmin se ai do të qëndronte në PSG.
Neymar reagoi me irritim dhe zemërim që PSG nuk përfundoi marrëveshjen. Ata që e rrethojnë thonë se kurrë nuk e kishin parë atë aq të rrënuar.
Ai ishte i gatshëm të paguante 20 milionë euro të parave të tij për ta mbyllur transferimin.
Tek lojtari ekziston një besim se ai do të kthehet në Barcelona në vitin 2020. /Telegrafi/