Mediat spanjolle kanë zbuluar se ylli i Paris Saint-Germain, Neymar, ka një klauzolë largimi nga skuadra nga Ligue 1.
Neymar u transferua në verën e vitit të kaluar nga Barcelona për një shifër rekord botëror prej 222 milionë eurosh.
Megjithatë, që nga transferimi i tij në PSG është përfolur për një largim të tij nga Parc des Princes, ku nuk mungojnë skuadrat e interesuara për të.
Neymar dhe drejtuesit e klubit parisien disa herë kanë theksuar se nuk ka largim, por mediat spanjolle kanë zbuluar se lojtari ka klauzolë largimi nga PSG.
Sipas mediumit El Pais, klauzola e largimit të Neymarit do të bëhet aktive nga 1 shtatori, me çmimin që do të sillet në rajonin e 300 milion eurove.
Klauzola e blerjes së Neymarit prej 222 milionë euro në kontratën e tij të Barcelonës i lejoi PSG-së ta transferonte atë në Paris dhe tani ata përballen me të njëjtën pasiguri me lajmet që tani po qarkullojnë se brazilian ka opsion largimi.
Për tregun e kësaj vere, PSG do të jetë në gjendje të mbajë sulmuesin, por sapo të mbyllet afati veror ata do të bëhen të pambrojtur për ta humbur atë – ashtu siç ishin edhe Barcelona.
Real Madridi, Manchester Unitedi dhe Manchester City i Pep Guardiolës kanë qenë të gjitha në kontakt me kampin e Neymarit për planet e tij larg PSG-së. /Telegrafi/