Site icon Telegrafi

Neymar ka këputur ligamentin dhe meniskun, karriera e tij mund të ketë marrë fund

Neymar ka këputur ACL [ligamentin e kryqëzuar të përparmë] dhe meniskun në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Uruguait.

Këtë e ka konfirmuar klubi ku ai aktualisht luan, Al Hilal.

Dy lëndime të kombinuara, pra ky është një dëmtim i madh dhe potencial për t’i dhënë fund karrierës. Ai do të humbasë të paktën të gjithë sezonin dhe do t’i nënshtrohet edhe operacionit.

Braziliani ishte në lot pasi kishte pësuar lëndim të rëndë dhe 31-vjeçari u largua me barelë pasi nuk mund të ecte.

Verën e kaluar, Neymar iu bashkua klubit nga Arabia Saudite. Al Hilal për 90 milionë euro nga Paris Saint-Germain.

Lexo po ashtu Neymar lëshon fushën me lot në sy pas lëndimit të rëndë, thuhet se ka përfunduar sezonin

Ai ishte gjithashtu i lidhur shumë me rikthimin në Barcelonën ku kishte luajtur më herët, por në fund nuk u arrit marrëveshja. /Telegrafi/

Exit mobile version