Ylli i Paris Saint-Germain, braziliani Neymar ka mohuar se është në bisedime me Real Madridin dhe se ka theksuar se është i lumtur në Francë.
Neymar vazhdon të jetë i lidhur me një kthim në Spanjë, por kësaj radhe te rivalët e urryer të Barcelonës, Real Madridi.
Të paktën kështu thonë mediat në Spanjë, ku raportojnë se presidenti Florentino Perez është i etur për ta transferuar talentin brazilian.
“Unë jam i qetë, jam i lumtur këtu me shokët e ekipit tim”, ka thënë fillimisht Neymar.
“Mendoj se kam statistika të mira, prandaj erdha këtu, të shkruaj histori, për të shtyrë limitet e mia”.
“Spekulimet do të ekzistojnë gjithmonë, ka pasur zëra që prej kohës në Santos dhe do të vazhdojnë ashtu për një kohë të gjatë”.
“Në të gjitha afatet kalimtare, emri im përmendet. Nuk mund ta ndalojë atë. Jam i lumtur, kjo do të thotë që jam mirë”.
“Nuk jam vetëm unë në këtë situatë në botën e futbollit, por sot flasim vetëm për mua!”, përfundoi ylli brazilian. /Telegrafi/