Telegrafi

Neymar humb penallti, por Brazili siguron kualifikimin për botërorin Rusia 2018 (Video)

Brazili ka shënuar edhe një fitore në kuadër të eliminatoreve të botërorit Rusia 2018.

Brazilianët kësaj radhe triumfuan kundër Paraguait me rezultat 3:0, megjithëse Neymar humbi edhe një penallti në minutën 53 të takimit.

Golashënues për ‘Selecaon’ ishte Philippe Coutinho (34), Neymar (63) dhe Marcelo (86), transmeton Telegrafi.

Pas kësaj fitore, Brazili vazhdon të mbetet lider me 33 pikë dhe bëhet kombëtarja e dytë që është kualifikuar për në botërorin e vitit të ardhshëm pas organizatorit Rusisë.

Ndryshe, Kili ka triumfuar kundër Venezuelës me rezultat 3-1 ndërsa Peru i ka shkaktuar edhe një humbje Uruguait, të cilin e mposhti me rezultat 2-1. /Telegrafi/