Telegrafi

Neymar humb një betejë me Barcën

Neymar ka humbur një betejë ligjore me ish-skuadrën, Barcelonën.

Sipas gazetës spanjolle, AS, Federata Evropiane e Futbollit ka hedhur poshtë padinë e brazilianit ndaj katalunasve.

Reprezentuesi i Brazilit i kishte kërkuar UEFA-s që të përjashtojë Barcën prej Ligës së Kampionëve për mos respektim të marrëveshjes financiare.

Neymar ka luajtur për katër sezone me katalunasit, ku ka shënuar 68 gola në 128 paraqitje

Në fakt, sulmuesi pretendon se blaugrant i kishin borxh babait të tij rreth 26 milionë euro në formë bonusesh.

Por, UEFA nuk e ka marrë parasysh kërkesën e brazilianit duke hedhur poshtë pretendimet e lojtarit.

Theksojmë se futbollisti është në Brazil, ku është grumbulluar me kombëtaren për kualifikueset e botërorit “Rusia 2018”.

Ndryshe, Neymar u transferua gjatë afatit kalimtar të verës te Paris Saint-Germanin për një shumë rekord prej 222 milionë euro. /Telegrafi/