Telegrafi

Neymar humb apelin, pritet të dënohet me dy vjet burg!

Neymar do të përballet me vendimin e gjykatës penal në Spanjë, pasi ankesa e futbollistit është hedhur poshtë rreth akuzave për korrupsion.

Sulmuesi brazilian po akuzohet se ka gënjyer rreth kontratës së transferimit gjatë vitit 2013, kur u transferuar te Barcelona prej Santosit.

Kompania braziliane “DIS” pretendon se futbollisti edhe i ka borxh pasi që futbollisti kishte fshehur kontratën e vërtetë, transmeton Telegrafi.

Prokuroria spanjolle ka kërkuar një dënim prej dy vjet për Neymarin dhe dënim prej 10 milionë dollarësh.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Neymar

Por, mediat spanjolle raportojnë se vështirë është e besueshme që futbollisti dhe i ati do të përfundojnë në burg nëse shpallen fajtor pasi që dhënat e tyre, nuk kanë bërë shkelje ligjore.

Kujtojmë se 25-vjeçari ishte transferuar për 57 milionë euro ndërsa është zbuluar se blerja e kartonit të reprezentuesit brazilian i ka kushtuar katalonasve mbi 90 milionë euro.

Vlen të theksohet se për shmangie të pagimit të tatimeve me procese gjyqësore po përballet edhe futbollisti tjetër i Barcës, Lionel Messi. /Telegrafi/