Telegrafi

Neymar gati dy muaj pa shënuar gol!

Duket se treshes së famshme të Barcelonës MSN po i mungon shkronja e fundit në realizimin e golave.

Neymar ka dy muaj që nuk shënon për katalanasit dhe te Barcelona janë të shqetësuar që amerikano- jugori nuk po zhbllokohet.

Ai nuk ishte në fushë në fitoren e thellë prej 4-0 kundër Moenchengladbahut shkaku i kartonëve nuk do të paraqitet as ndaj Osasunës për shkak kartonësh, transmeton Telegrafi.

Duket se Neymar ka probleme me golin këtë e shfaqi edhe në takimin e fundit me Real Madrid, kur humbi një mundësi shume të mirë shënimi.

Kujtojmë se braziliani deri më tani ka shënuar katër gola në La Liga dhe po aq me kombëtaren e Brazilit ndërsa ka realizuar edhe dy herë në Ligën e Kampionëve.

Vlen të theksohet se hera e fundit kur realizoi gol ishte ndeshja e 19 tetorit ndaj Manchester Cityt të fituar 4-0 dhe prej asaj kohe sulmuesi brazilian nuk është kthyer më për të festuar një gol. /Telegrafi/