Telegrafi

Neymar flet rreth të ardhmes te Barcelona

Ylli brazilian Neymar thotë se është i lumtur te Barcelona.

Reprezentuesi i Brazilit, insiston se nuk ndjen ndonjë presion për të qëndruar tek kampionët e Spanjës. Ai thotë se është i lumtur që luan përkrah Lionel Messit dhe Lusi Suarez.

“Unë nuk ndjej presion që jam në Barcelonën. Unë jam shumë i lumtur që luajë futboll, dhe në sajë të lojës sime, unë jam i njohur në mbarë botën”, ka thënë Neymar.

“Ne jemi partnerë, ne jemi miq, ne e dimë rëndësinë e secilit lojtar dhe ne duhet ta ndihmojmë ekipin për të arritur suksese”, ka theksuar ish-ylli i Santosit. /Telegrafi/