Telegrafi

Neymar i etur për t’u rikthyer te Barcelona: Momenti më i mirë në karrierë është fitorja 6-1 ndaj PSG-së

Rikthimi i Barcelonës ndaj PSG-së (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Neymar ka shokuar të gjithë me deklaratat e tij të fundit duke thënë se një nga kujtimet e tij më të mira në futboll ishte fitorja me rikthim ndaj Paris Saint-Germain me rezultat 6-1. 

Ylli brazilian, i lidhur vazhdimisht me një kthim në Spanjë këtë verë, tashmë ka irrituar zyrtarët e PSG duke humbur fillimin e trajnimit para-sezonal për të marrë pjesë në një aktivitet bamirësie fonacionin e tij Instituto Neymar.

Duke folur në këtë ngjarje, Neymari iu kërkua të flas për momentet e tij më të mira nga karrierën e tij si futbollist deri më sot.

Lexo po ashtu Neymar ia ka konfirmuar PSG-së se dëshiron të largohet

Ai deklaroi se kishte dy momente: fitimin e medaljes së artë olimpike me Brazilin në vitin 2016 dhe humbjen e klubit të tij të tanishëm me rikthimin famëkeq 6-1 në 2017 ndaj Barcelonës.

“Kur fituam kundër PSG-së me Barcelonën… ne të gjithë u çmendëm më pas”.

Momenti i golit të Neymarit nga penalltia (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

“Besoj se ishte ndjenja më e mirë për të gjithë ne”.

“Remontada kundër Parisit, ajo që ndjemë kur arritëm golin e gjashtë … Nuk kam ndjerë kurrë ndonjë gjë të tillë. Ishte e pabesueshme!”, ka thënë Neymar.

Ndryshe, braziliani shënoi dy herë në atë ndeshje, një gol nga goditje e dënimit në minutën e 88 dhe një penallti në 91-tën për të sjellë Barçën brenda distancës prekëse të një prej rikthimeve më të paharrueshme të të gjitha kohërave. /Telegrafi/