Site icon Telegrafi

“Neymar është si Ronaldinho – ata kishin gjithçka, por nuk ofruan asgjë” – kështu mendon Giuly

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar dhe legjenda braziliane, Ronaldinho kishin gjithçka, mirëpo nuk ofruan asgjë.

Kjo është thënë nga ish-anëtari i PSG-së dhe Bracelonës, Ludovic Giuly, që ka bërë një krahasim mes dy brazilianëve.

Duke folur për Telefoot, 44-vjeçari francez ka thënë: “Dua të krahasojë Ronaldinhon dhe Neymarin në nivelin e tyre të karrierës”.

“Ata kishin gjithçka, mirëpo nuk ofruan asgjë në nivele të larta të futbollit”.

Neymar konsiderohet si njëri ndër lojtarët më të mirë në botë, por 29-vjeçari është kritikuar për atë se nuk arriti asnjëherë në nivele të larta.

Në anën tjetër, Ronaldinho kishte dhuruar magji gjatë ndeshjeve që kishte zhvilluar, mirëpo që e përfundoi para kohe periudhën e shkëlqimit. /Telegrafi/

Exit mobile version