Ish-ylli i Milanit dhe Real Madridit, Kaka, ka zbuluar lojtarin e tij të preferuar në futboll, është shoku i tij i kombëtares, ylli i Brazilit dhe Barcelonës, Neymar.
Sulmuesi brazilian e vlerësoi këtë javë se ishte sezoni më i mirë i tij si një lojtar në skuadrën nga Camp Nou, megjithëse munguan sukseset në Ligën e Kampionëve dhe pritet të përfundoj edhe në vend të dytë në La Liga pas Real Madridit.
Megjithë një tjetër sezon të fortë në Barcelonë, Neymar prapë nuk po mund ta thyej vakumin duke mposhtur në garë për më të mirin e botës, Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.
Por, Kaka, i cili tani luan me Orlando City në Major League Soccer, nuk ka asgjë tjetër veçse dashuria për Neymar bashkatdhetar.
“Unë do të thosha se Neymar është lojtari im i preferuar i ri. E dua stilin e lojës së tij”, ka thënë fillimisht për Goal.
“Ai e bën gjithçka kaq të lehtë dhe ai është duke shijuar lojën e tij me Barcelonën”, përfundoi ylli brazilian. /Telegrafi/