Telegrafi

Neymar: Ende nuk ka përfunduar asgjë

Neymar (Getty Images)

Ylli brazilian i Paris Saint-Germain, Neymar ka thënë se shpresat e kualifikimit tutje në Ligën e Kampionëve nuk kanë përfunduar megjithë humbjen 3-1 në Real Madrid.

Gjiganti francez u mposht me rezultat 3-1 në takimin e parë të të tetës së finales në Ligën e Kampionëve nga Real Madridi në Santiago Bernabeu.

Goli i vetëm për parisienët u shënua nga Adrien Rabiot, ndërsa për Mbretërit shënuan Cristiano Ronaldo dy gola dhe një tjetër Marcelo.

Lexo po ashtu Reali tregon kush është kampioni, nënshtron PSG-në në Bernabeu

Ish-sulmuesi i Barcelonës bëri një paraqitje të dobët në humbjen e skuadrës së tij, por ai gjithashtu këmbënguli që ai ishte i lumtur në klub pavarësisht lidhjeve me një veprim të ardhshëm në Madrid.

Neymar pati një paraqitje për tu harruar ndaj Realit (Getty Images)

Neymar gjithashtu ka deklaruar se edhe pse kanë humbur në ndeshjen e parë ende asgjë nuk ka përfunduar pasi është edhe ndeshja e kthimit.

“Nuk ka përfunduar ende asgjë pasi ndeshja e kthimit ende nuk është zhvilluar”, ka thënë fillimisht Neymar për gazetarët.

Lexo po ashtu Al-Khelaifi: UEFA duhet të ketë kujdes me gjyqtarët, Neymar nuk shkon te Real Madridi

“E ardhmja ime? Unë kam një kontratë në PSG, jam i lumtur këtu dhe jam plotësisht i fokusuar, nuk ka diskutim”, përfundoi ylli brazilian.

Ndryshe, ndeshja e kthimit në Parc des Princes zhvillohet pas tri javëve apo më saktë me datë 6 mars. /Telegrafi/