Ylli i Paris Saint-Germain dhe Brazilit, Neymar, ka lavdëruan trajnerin Unai Emery dhe beson se spanjolli do të sjellë sukses në Arsenal.
Emery mori përgjegjësinë për klubin e Ligës Premier më parë këtë vit dhe Arsenali ka bërë një fillim të mirë të sezonit, duke u renditur në vendin e pestë në tabelë.
Neymar, i cili luajti një sezon nën urdhrat e Emeryt në PSG, mbështet spanjollin dhe mendon se ai do të ketë sukses në Angli.
“Tani është e lehtë të thuhet, sepse Arsenali po luan futboll me të vërtetë të madh”, tha fillimisht Neymar në një konferencë shtypi të enjten mbrëma përpara miqësores së Brazilit kundër Uruguait në Londër.
“Ata vijnë nga një seri e shkëlqyeshme në ndeshjet e fundit dhe të gjithë e dinë se ai është një trajner shumë i mirë”.
“Ne i dimë cilësinë e tyre dhe unë kam qenë me të vërtetë i lumtur që kam punuar me të, sepse ai është një djalosh që punon vërtetë fortë.
“Ai me të vërtetë donte të na trajnonte dhe me të vërtetë donte të studiojmë për futbollin”.
“Mendoj se ai do të sjellë gjëra të mira për Arsenalin, i cili është një klub realisht i madh dhe i rëndësishëm këtu në Angli. I uroj fat”, përfundoi ylli brazilian. /Telegrafi/