Telegrafi

Neymar e quan ‘shaka’ penalltinë e dhënë për Barcelonën, por ai e fshin shpejt postimin

Askush nuk ishte më i befasuar sesa Neymar kur Barcelona fitoi penallti në pjesën e parë të ndeshjes ndaj PSG-së në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Frenkie de Jong u rrëzua në zonë, pasi u shkel nga Layvin Kurzawa, megjithëse ishte një prekje e pavullnetshme nga mbrojtësi dhe me këtë vendim nuk ishte dakord as ish ylli i Barcelonës, Neymar.

“Kjo penallti është shaka”, kishte shkruar Neymar në Twitter, duke e shoqëruar me gjashtë ‘emoji’ që qeshin.

Sidoqoftë, ai e hoqi postin me shpejtësi, por u ruajt nuk shumë fansa, por edhe mediume.

Pesë minuta më vonë, ai u kthye në Tëitter duke e festuar golin e barazimit me të shkëlqyeshmin Kylian Mbappe.

Neymar e ka humbur ndeshjen në “Camp Nou” për shkak të lëndimit, por siç u pa nuk u vërejt edhe aq mungesa e tij. /Telegrafi/