Telegrafi

Neymar e pranon edhe njëherë që provoi të kthehej te Barcelona

Ndeshja e fundit që Neymar luajti me fanellën e Barcelonës ishte një El Clasico mes Barcelonës dhe Real Madridit që u mbyll (3-2) e luajtur në Majami në korrik 2017, përpara se të largohej në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro.

Kohë më vonë, braziliani donte të rikthehej në Barcelonë, një fakt që ai tashmë e pranoi publikisht, por kjo nuk ndodhi.

Këtë të martë ai pranoi edhe një herë në ‘Fenomenos Podcast’ dëshirën që kishte për t’u kthyer: “U përpoqa të kthehesha në Barça. Ne provuam gjithçka, por nuk ishte e mundur”.

Në vend që të sillte Neymar në Barça, Leo Messi u largu , partneri aktual i brazilianit në Paris. Me të mbërritur ai shprehet se:” Jam shumë i lumtur. Leo pati mundësinë të vinte këtu”.

Një lumturi që nuk dihet nëse argjentinasi e ndjen fare, jo sepse ndan dhomën e zhveshjes me Neymarin, më tepër për shkak të përshtatjes dhe integrimit të tij në qytet dhe në klub.

Pas fitores (1-0) në ndeshjen e parë, të mërkurën, më 9 mars, PSG do të luajë në “Santiago Bernabeu” kundër Real Madridit për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/