Telegrafi

‘Neymar duhet të ketë më shumë kontroll të emocioneve’

Ish-mesfushori brazilian, Juninho thotë se Neymar duhet të shfaq ‘kontrollin emocional’ në qoftë se ai është për t’i ofruar medaljen e parë të artë të futbollit, vendit të tij në Rio 2016.

Suksesi në Olimpiadë është i vetmi trofe që i mungon Selecaos dhe presioni tashmë është rritur te kombëtarja braziliane kur konkurrenca e futbollit nis më 4 gusht, teksa ish-futbollisti i kombëtares këshillon kapitenin Neymar që të jetë më i qetë në mënyrë që ta drejtoj vendin e tij drejt triumfit.

“Neymar është një lojtar tjetër, unë mendoj se ai është unik. Kur ai ka topin në këmbë të gjithë presin një gol. Ai është vendimtar për ekipin kombëtar”, ka thënë Juninho për OMNISPORT, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Jeta e tmerrshme e Adrianos, nga ‘Perandori’ në trafikant të drogës e vrasës (Foto/Video)

“Ai duhet të ketë kontroll emocionale shtesë, sepse ai e di rëndësinë e tij në Selecao. Ekipi ndjen ndryshim dhe e di se sa i rëndësishëm është Neymar”.

“Ai ka nevojë për një kontroll emocional. Unë besoj se Brazili mund të fitojë Olimpiadën 2016 me ndihmën e tij. Mendoj se Brazili ka lojtarë të mëdhenj dhe ata mund të sjellin ëndrrën e fitores”, përfundoi Paulista. /Telegrafi/