Neymar dhe Kylian Mbappe janë argëtuar bashkë në një ndejë gjatë fundjavës në Paris.
Dy futbollistët e Paris Saint-Germainit ishin ftuar në festën e ditëlindjes së 25-të të modeles franceze, Cindy Bruna.
Porse prezenca e përbashkët e tyre në Lutetia Hotel të kryeqytetit francez kishte tërhequr vëmendje, duke qenë se braziliani kishte dashur të largohej nga klubi gjatë verës dhe është raportuar për prishje të raporteve me lojtarët tjerë të kampionit të Ligue 1.
Mirëpo, duket se 27-vjeçari e ka anashkaluar dëshirën e tij për t’u kthyer te Barcelona dhe tash po shoqërohet me bashkëlojtarët e tij.
Në shoqërinë e tyre ka qenë edhe mesfushori italian i PSG-së, Marco Verratti, ndërsa nuk kanë munguar edhe fotografitë e përbashkëta me nikoqiren. /Telegrafi/