Site icon Telegrafi

Neymar detyrohet të këndojë para bashkëlojtarëve (Video)

Neymar ka kompletuar transferimin te skuadra e Paris Saint-Germain.

Braziliani ka paguar klauzolën e lirimit prej 222 milionë dhe më pas kaloi në radhët e ekipit parisien nga Barcelona.

Por, para se të debutojë me skuadrën, futbollisti ishte i detyruar të këndojë para bashkëlojtarëve. E gjithë kjo si pasojë e traditës së klubit francez, ku lojtari i sapotransferuar duhet të këndojë një kënge në gjuhën amtare, gjegjësisht në rastin e Neymarit në gjuhën portugeze të Brazilit.

Lexo po ashtu Neymar nuk do të mund të luajë në ndeshjen e parë sezone të PSG-në

Ndryshe, futbollisti sot nuk do të luajë në ndeshjen hapëse kampionale pasi që nuk ka arritur me kohë që të regjistrohet si lojtar i PSG-së.

Kujtojmë se të njëjtën gjë e kishte bërë edhe Granit Xhaka te Arsenali, kur ishte detyruar të këndojë në gjuhën shqipe. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Xhaka këndon shqip para lojtarëve të Arsenalit (Video)

Exit mobile version