Pas thashethemeve që kanë psuhtuar të ardhmen e Neymar në Francë, tashmë ato mund të kthehen në realitet.
Sipas L’Equipe, ylli brazilian i ka dërguar bordit të PSG-së një letër për largim, një kërkesë kjo që vjen paralelisht me situatën me Kylian Mbappes, i cili gjithashtu dëshiron të provojë aventura të reja.
Sipas gazetës franceze, Neymar nuk është i lumtur në klub dhe po kërkon që të largohet në këtë verë.
Gjithashtu, situata e ‘brazilianit do të ishte përkeqësuar rëndë pas protestave që u zhvillua në portat e shtëpisë së tij, me tifozët që kërkonin largimin e tij të menjëhershëm nga skuadra.
Lojtari 31-vjeçar ka transferuar te Nasser al-Khelaifi, president i PSG-së, dëshirën e tij për t’u larguar nga Parc des Princes para përfundimit të afatit kalimtar.
Duket se ‘epokës’ së Neymar në Francë i ka ardhur fundi dhe ai mund të rikthehet te Barcelona, por ka raportime se edhe Chelsean është tejet e interesuar. /Telegrafi/