Superylli i Paris Saint-Germain, Neymar u ‘shkatërrua’ nga Amine Gouiri pasi sulmuesi i Nices bëri një lëvizje me aftësi sfilateje në fund të ndeshjes së mbrëmshme (e shtunë).
Djemtë e Mauricio Pochettino udhëtuan për në Allianz Riviera të shtunën për ndeshjen e tyre në Ligue 1, me Nice që shkaktoi një tronditje duke e mposhtur 1-0 klubin me bazë në Paris.
Andy Delort doli nga bankina në pjesën e dytë për Nice dhe shënoi golin e fitores pak minuta para kohës së përfundimit.
Calvin Stengs krosoi drejt sulmuesit 30-vjeçar të Nice, i cili mundi një Keylor Navas të pafuqishëm duke shënuar golin e fitores.
Në minutat shtesë, Gouiri e mori topin për të humbur kohë dhe u nis drejt flamurit të këndit përpara se gjyqtari të vërshëllej përfundimin e ndeshjes.
Pas vërshëllimës së gjyqtarit, sulmuesi 22-vjeçar francez u pa duke bërë një driblim në forme përulje ndërsa turma brenda Allianz Riviera shpërtheu pas fitores së Nice.
Megjithatë, këtë veprim të Gouiri nuk e priti aspak mirë ylli brazilian, Neymar, i cili e shtyu menjëherë francezin pas sfilatës së tij të vogël, përpara se gjyqtari anësor të futej menjëherë mes dyshes për të zbutur me shpejtësi incidentin. /Telegrafi/
Gouiri got Neymar triggered lol pic.twitter.com/bYJAglQXkt
— A (@ItsAhmedIndeed) March 5, 2022