Neymar është shfaqur publikisht për herë të parë me të dashurën e tij, Bruna Biancardi, pas disa muajsh spekulimesh.
Dyshja u fotografuan së bashku në Ibiza gushtin e kaluar dhe bukuroshja braziliane madje udhëtoi me Neymar në vendin e tyre të lindjes për Krishtlindje.
Biancardi pozoi gjithashtu përkrah grave të bashkëlojtarëve të Neymar në Paris Saint-Germain, Angel Di Maria, Marco Verratti, Leandro Paredes dhe Lionel Messi.
Dhe Biancardi ishte e pranishme në ndeshjen e PSG-së kundër Nantes bashkë me futbollistin që ndodhej në pushim pas një lëndimi.
Neymar u përjashtua për tetë javë pas një dëmtimi në kyçin e këmbës që pësoi në fitoren 3-1 në Saint-Etienne.
Edhe pse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për lidhjen e çiftit, dyshja nuk kanë turp të tregojnë njëri-tjetrin në llogaritë e tyre në mediet sociale.
Ish-i i Neymar quhet po ashtu Bruna (Marquezine).
Të njëjtit ishin në lidhje për gjashtë vjet përpara se të ndaheshin në 2018-ën, me akuzat për tradhti e deri te politika, që përflitej se ishin arsyet kryesore.
Ylli brazilian ka vetëm një fëmijë, Davi Lucca.
Por Neymar ka aspirata për të zgjeruar familjen e tij dhe për t’i dhënë Luccas nëntë vjeçar disa vëllezër e motra. /Telegrafi/