Neymar ka bërë një kundër padi në FIFA ndaj Barcelonës për një shumë prej 26 milionë eurosh që beson se klubi katalanas duhet t’ia paguajë atij.
Padia e brazilianit korrespondon me një bonos prej 26 milionë eurosh që ai është dashur ta marrë pas renovimit të kontratës me Barcën deri në vitni 2021, bonos i cili ishte bllokuar nga Barcelona në fillim të gushtit kur është definuar ënse lojtari po largohej ose jo.
Të martën klubi katalans bëri një padi për Neymarin për thyerje të kontratës.
Klubi katalanas pohon se duhet të kthehet bonusi prej 8.5 milionë eurosh që është marrë si bonus i besnikërisë në kuadër të kontratës.
Një zëdhënës i FIFA-s thotë se padia e Neymarit do të studiohet. /Telegrafi/