Site icon Telegrafi

Neymar bëhet sërish baba

Foto: Screenshot/Instagram

Neymar dhe e dashura e tij, Bruna Biancardi, thuhet se janë bërë prindër.

Lajmin e kanë ndarë me ndjekësit me anë të një postimi të përbashkët në Instagram.

Së bashku me një seri fotosh të vajzës së tyre të porsalindur nga spitali, në përshkrimin e postimit të përbashkët, ata zbuluan se ajo quhet Mavie.

Foto: Screenshot/Instagram

“Mavie jonë ka ardhur për të kompletuar jetën tonë”, nis postimi i çiftit të famshëm.

“Mirë se erdhe bijë! Të duam shumë. Faleminderit që na zgjodhët”, thuhet më tej në shkrim.

Lexo po ashtu E dashura shtatzënë e Neymarit, Bruna Biancardi thyen heshtjen pasi ai u pa i shoqëruar nga dy femra në një klub nate

Fotot tregojnë çiftin duke buzëqeshur dhe duke puthur vajzën e tyre të porsalindur.

Foto: Screenshot/Instagram

Ata njoftuan në prill se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

Biancardi dokumentoi ecurinë e shtatzënisë në profilet e saj në rrjetet sociale.

Megjithatë, Bruna nuk e ka pasur të lehtë gjatë shtatzënisë. Këtë verë, futbollisti pranoi se e tradhtoi dhe kërkoi falje publike.

Foto: Screenshot/Instagram

Në shtator u shpërnda sërish një video e futbollistit duke e tradhtuar me dy vajza të tjera.

Biancardi është 29 vjeçe dhe ka lindur në Sao Paolo. Ajo ka studiuar marketing.

Ajo punoi si modele dhe më pas iu përkushtua një karriere si influencuese. Pasuria e saj vlerësohej në gati dy milionë euro. E njëjta u takua me Neymarin në vitin 2020 dhe shumë shpejt filluan një lidhje.


Futbollisti i Al-Hilal tashmë ka një djalë 12-vjeçar, Davi Lucca, me Carolina Dantas. /Telegrafi/

Exit mobile version