Site icon Telegrafi

Neymar bëhet braziliani me më së shumti gola në histori të LK-së

Neymar duke festuar golin ndaj Liverpoolit në Parc des Princes (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Pjesa e parë mes Paris Saint Germainit dhe Liverpoolit ka përfunduar me rezultat 2-1.

Golat për klubin nga Parisi i shënuan Juan Bernat (13′) dhe Neymar (37′), kurse për Reds shënoi James Milner në minutat shtesë.

Me këtë rast Neymar bëhet braziliani me më së shumti gola në histori të Ligës së Kampionëve.

Ky ishte goli i 31-të i 26-vjeçarit që në të kaluarën ishte edhe pjesë e Barcelonës.

Në 51 ndeshje në garën më të madhe për klube në Evropë ai ka arritur të dhurojë edhe 19 asistime.

Sulmuesi i PSG-së kaloi legjendarin Kaka, i cili kishte 30 gola.

Në rast të fitores klubi francez mban gjallë shpresat për kalim në fazën e eliminimit direkt. /Telegrafi/

https://twitter.com/MbappeTweets/status/1067881256795418625

Exit mobile version