Neymar ka lavdëruar babanë e tij, Neymar Sr., por këmbënguli që ai merr vet vendimet në lidhje me të ardhmen e tij.
Neymar ka qenë i lidhur me një lëvizje në verë te Real Madridi pas vetëm një sezoni në Paris Saint-Germain, ku ai arriti për një shifër rekord prej 222 milionë eurosh nga Barcelona vitin e kaluar.
Babai i 26-vjeçarit ka vepruar si këshilltar i tij dhe gjithashtu shërben si agjent i tij, por Neymar Jr tha se çdo vendim për karrierën e tij është në duart e tij.
“Babai im nuk merr vendime për karrierën time. Unë jam ai që vendos për këtë”, ka thënë fillimisht Neymar për revistës braziliane VIP.
“Ai është këshilltari më i mirë që mund të kërkoj, por në fund, vendoi unë”.
“Babai im kujdeset për çështje tjera që shkojnë paralelisht me futbollin, kështu që unë mund të përqendrohem vetëm në profesionin tim”, përfundoi ylli brazilian.
Ylli brazilian gjithashtu theksoi se thashethemet rreth një largimi nga Parc des Princes nuk e shqetësojnë pasi është i fokusuar tek kombëtarja.
Neymar shënoi 28 gola në sezonin e tij të parë me PSG-në dhe kontribuoi me 18 asistime të tjera në vetëm 30 ndeshje, pavarësisht se sezoni i tij përfundoi herët nga një dëmtim në këmbë që pësoi kundër Marseille në muajin shkurt. /Telegrafi/