Telegrafi

Neymar akuzohet për përdhunimin e një femre në një hotel në Paris

Neymar (Foto: Charles Coates/Getty Images/Guliver)

Neymar është akuzuar për përdhunimin e një femre, e cila ka thënë se e ka sulmuar në një hotel në Paris.

Futbollisti brazilian thuhet se është takuar me femrën në fjalë në Instagram dhe pastaj kanë lënë takim që të qëndronin në një hotel me pesë yje në kryeqytetin francez.

Mirëpo, sipas dokumenteve të policisë,të cilat i ka siguruar UOL Sport, 27-vjeçari kishte shkuar i dehur në hotel më 15 maj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Neymar

Sipas akuzës, ai fillimisht ka nisur të flasë me të dhe pastaj e ka keqtrajtuar. “Neymar është bërë agresiv dhe përmes dhunës ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së viktimës” – thuhet në raport.

Neymar (Foto: Charles Coates/Getty Images/Guliver)

Në dokumentacion thuhet se viktima ka qenë e tronditur dhe është frikësuar ta nisë rastin në Francë, prandaj këtë e ka bërë pasi është kthyer në Sao Paulo të premten.

Përfaqësuesit e lojtarit kanë thënë për The Sun se ai nuk është në dijeni për këtë akuzë, ndërkohë që babai i futbollistit,Neymar Santos Snr, i ka përgënjeshtruar akuzat duke thënë se drejtësia do të vihet në vend. /Telegrafi/