Nëse informatat tregohen si të sakta, kjo do të thotë që Google deri tani “testoi” të gjithë prodhuesit udhëheqës të pajisjeve me Android (përveç Motorolas që është edhe kompania e vet tani). Nexus One i parë ishte prodhuar nga HTC, e dy të ardhshmit, Nexus S dhe Galaxy Nexus, arritën nga punëtoritë e Samsungut. Siç besojnë analistët, bashkëpunimi i Google me LG-në është pjesë e planit më të madh i cili përfshin ofertën e tabletëve dhe pajisjeve Google TV.
Pajisjet nga linja Nexus ofrojnë Androidin në formën në të cilën e ka menduar Google. LG, nëse bëhet prodhuesi i Nexusit të ardhshëm, do të arrij të rris ndikimin e tij në botën e Androidit. /Telegrafi/