Telegrafi

Nexus X do ta sjell edhe Android L

Google asnjëherë nuk i ka konfirmuar ndryshimet e mëdha që do të mund ti sjell Android L apo siç njihet ndryshe “Android 5.0,” mirëpo nëse raportet e fundit rezultojnë të jenë të vërteta, atëherë domethënë se Android përfundimisht do të dal nga Android 4.x, i cili ka ekzistuar që nga Android 4.0 Ice Cream Sandëich, kur ky ishte paraqitur fillimisht, në tetor të vitit 2011.

Sa i përket emrit të ri të përditësimit në Android, thuhet se Google do ta riemërtojë versionin e fundit të Android L, dhe do t’ia jap emrin “Lemon Meringue Pie.”

Sipas vlerësimeve të AnTuTu thuhet se Nexus X do të vijë në treg me procesorin 2.7 GHz quad-core Qualcomm Snapdragon 805, 3 GB RAM, kamerën e pasme me 13MP, ekranin në 2K, dhe 32 GB memorie të brendshme.

Nexus X gjithashtu pritet ta sjell ekranin me diagonalen prej 5.7 apo 6.3 inç për shfaqjen e pamjeve në 2K, ndërsa debutimi i tij në treg pritet të bëhet gjatë muajit tetor, për një çmim prej 499 dollarësh. (Telegrafi)